Live

Borrell: BE ka ngrirë 300 miliardë fonde ruse, po punojmë për t’i sekuestruar

10:50 / 01 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, është shprehur se BE ka në kontroll mbi 300 miliardë burime financiare nga banka qendrore ruse dhe kjo shumë parash mund të përdoret për rindërtimin e Ukrainës.

Në një deklaratë në samitin e OSBE-së në Lodz të Polonisë, ai tha se do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë ligjore që Rusia të paguajë për shkatërrimin që ka bërë.

“Ne do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë ligjore për t’u siguruar që Rusia të paguajë për shkatërrimin që ka bërë. Këto rezerva tani janë të ngrira, por nga bllokimi në sekuestrim ka një ndryshim, ne po punojmë për këtë”- ka theksuar Borrell.

Shpërndaje në

U Kopjua