Live

Brahimaj thotë se nuk do të ketë votë për kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn

11:03 / 19 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj para seancës të 49-të konstitutive të Kuvendit të Kosovës, tha se nuk do të ketë votë për kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Brahimaj dha edhe përgjigjen se pse nuk do ta votojë.

“Prej fillimit e kemi thënë që këta e kanë një marrëveshje, zoti Limaj, që janë taku disa herë, sigurisht që bien në dakordancë votën time zoti Lima nuk do ta ketë. Ne i kemi dhënë propozimet tona që kushdo prej VV që nuk është në qeveri e paguajmë, por zoti Limajn jo! Fer dhe e ndershme do të ishte po të thoshte ‘unë këtu i ndaj rrugët’, e jo me marrë vesh përmes medias. Ata kanë në parim marrëveshje edhe me Listën Serbe, pas çdo seance pas përfundimit, Lista Serbe, zoti Limaj dhe VV e lëshojnë sallën, ndërsa lista serbe”, tha Brahimaj.

Shpërndaje në

U Kopjua