Live

Brenda varrezës së veturave në fushat e gjelbëruara të Uellsit, aty ku Range Roverët luksoz po ndryshken

09:00 / 30 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Në një varrezë të veturave në zonën e gjelbëruar të Uelsit, gjenden qindra vetura moderne Ranger Rover të cilat po qëndrojnë atje duke u ndryshkur.

Kjo varrezë e veturave ishte hapur atje në vitet e 90-ta dhe ka Land Rover Defender, Land Rover Discovery dhe të gjitha modelet e Range Rover – disa prej të cilave kanë filluar të ndahen në copa, transmeton Telegrafi.

E pavarësisht gjendjes së tyre aktuale, shumica e veturave akoma vlejnë mijëra funte, madje disa konsiderohen si shumë të rralla dhe të kërkuara.

Akoma nuk dihet sesi këto vetura kanë përfunduar në këtë varrezë, por modele të tilla shumëkush ëndërron t’i ketë në garazh. /Telegrafi/

Shpërndaje në

U Kopjua