Live

Butrint Imeri pranon lidhjen me Kiara Titon

11:54 / 07 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Vite më parë qarkulluan thashetheme që këngëtari i njohur Butrint Imeri kishte nisur një romancë me prezantuesen nga Shqipëria, Kiara Titon.

Ndonëse dyshja nuk e pranuan publikisht një gjë të tillë, ata u panë bashkë në disa raste madje Kiara u bë pjesë e klipit të Butrintit për këngën “Hajt hajt”.

Megjithatë kjo histori u rikthye në vëmendje në episodin e parë të emisionit të ri të Luana Vjollcës “Zemër Luana”.

butrint imeri

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Butrinti ishte i ftuari i parë bashkë me reperin Don Xhoni, dhe ndër tjera këngëtari pranoi se kishte qenë më lidhje me Kiaran duke zbuluar edhe arsyet e ndarjes.

“Nuk ka patur ndonjë arsye për ndarjen, thjesht ajo ka shkuar në rrugën e vet, unë në timen”, ka thënë këngëtari.

Kiara Tito

Foto: Kiara Tito/Instagram

Ndërkohë, aktualisht jeta private e autorit të këngës “Dujem” mbetet larg syrit të publikut duke mos treguar statusin e tij aktual.

Ndryshe, sa i përket muzikës, kënga e fundit e Butrintit mban titullin “Lejla” të cilën e solli pak ditë më parë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Shpërndaje në

U Kopjua