Live

Buxheti i planifikuar për komunën e Mitrovicës për vitin 2023, është mbi 25 milionë euro

23:10 / 23 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë prezantuar sot buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Mitrovicës.

Shefi i ekzekutivit potencoi se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë më i larti ndonjëherë në Kosovë, përkatësisht 3 miliardë e 212 milionë euro, teksa bëri të ditur se ky buxhet i paraparë për këtë Komunë është mbi 25 milionë euro.

Ai ka përmendur përparime në shumë fusha sa i përket përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe shtetit social, sundimit të ligjit, ndërsa potencoi investimet milionëshe të qeverisë në projekte të ndryshme të rëndësishme për komunën e Mitrovicës, si në arsim, shëndetësi, infrastrukture, etj.

Shpërndaje në

U Kopjua