Live

Çeku për vizitën e Kurtit në Spanjë: Zhvilloi takime me liderë nga Evropa dhe bota

17:14 / 26 Nëntor 2022

Nga admin

Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Spanjë.

Ai tha se Kurti gjatë kësaj vizite ka zhvilluar takime me liderë shtetëror e partiak nga Evropa dhe bota, përfshirë shtetet që nuk e njohin Kosovën.

“Vizitë e shkëlqyeshme e Kryeministrit Albin Kurti në Spanjë. Përveç pjesëmarrjes në Kongresin e Internacionales Socialiste dhe fjalimit të tij që u duartrokit ngrohtësisht edhe nga Josep Borrell, Kryeministri Kurti zhvilloi takime me liderë shtetëror e partiak nga Europa dhe bota, përfshirë shtetet që nuk e njohin Kosovën”, ka shkruar Çeku.

Tutje, ministri Çeku tregoi disa nga emrat me të cilët është takuar Kurti, përcjell Klankosova.tv.

“Ndër shumë, Kryeministri Kurti u takua me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, ish Kryeministrin e Greqisë dhe deputetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, George Papandreou, ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana dhe Kryetarin e Malit të Zi, Milo Djukanovic”, ka shkruar tutje Çeku.

Shpërndaje në

U Kopjua