Live

Çitaku reagon pas videos së LVV-së: Dezertojnë nga menaxhimi, arsyetimi me propagandat me videot

20:56 / 03 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqqeverisje.

Sipas saj, konstantja e vetme e Vetëvendosjes është arsyetimi si dhe ngushëllimi i tyre është rikthimi me propagandat me video, njofton Klan Kosova.

“Problemet para fytyrës i shmangin. Përgjegjësive u ikin. Dezertojnë nga menaxhimi. Konstantja e vetme e tyre: arsyetimi”.

“Asnjë investim kapital. Zero rritje pagash. Të gjitha punët në ngarendje. Ngushëllimi i tyre: rikthimi me propagandat me video”.

Shpërndaje në

U Kopjua