Live

City dhe Interi kërkojnë fitore sonte në Ligën e Kampionëve

10:45 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me dy ndeshjet tjera dhe të fundit të së tetës së finales, faza e parë.

Manchester City do të ketë punë me Leipzigun në sfidën që do të fillojë në orën 21:00.

“Citizens” e mbyllën fazën e grupeve si liderë të Grupit G me 4 fitore e 2 humbje dhe duan ta vazhdojnë këtë seri pozitive edhe në fazën eliminuese, shkruan kosovalive.net.

Ekipi i Pep Guardiolës do të shkojë në Gjermani për të nxjerrë rezultat të favorshëm para lojës së kthimit që do ta luajë më pas në “Etihad Stadium”.

Sidoqoftë, “Citizens” s’do të kenë punë të lehtë pasi Leipzigu di të jetë mjaft i papërshtatshëm dhe i fuqishëm në shtëpi.

Gjermanët e mbyllën fazën e grupeve në vendin e dytë, me 4 fitore e 2 humbje, me veç një pikë më pak se Real Madridi në Grupin F.

Andaj, sonte na pret një ndeshje mjaft interesante në Gjermani.

E dueli tjetër i natës do të jetë ai mes Interit dhe Portos.

“Nerazzurri” e lanë jashtë Championsit Barcelonën duke përfunduar të dytit në Grupin C prapa Bayern Munichut.

Edhe pse në Itali kanë ngecur prapa në garën për titull të kampionit, Zikaltrit fokusin kryesor do ta kenë tek Liga e Kampionëve.

Lautaro Martinez me shokë, me ndihmën e publikut të flaktë vendës, do të mundohen ta krijojnë në epërsi solide ndaj portugezëve para lojës së kthimit, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkaq, Porto e mbylli Grupin B si lidere me 4 fitore e 2 humbje.

Portugezët kanë shkuar në Itali për ta nxjerrë një barazim, në mënyrë ta kërkojnë më pas fitoren në shtëpi në lojën e kthimit.

Edhe kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:00. 

Shpërndaje në

U Kopjua