Live

Çka rrezikon Juventusi nga hetimi i UEFA-së

08:26 / 02 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

UEFA lajmëroi sot që kanë hapur një hetim formal kundër Juvetusit për shkelje të Licëncës së Klubit dhe thyerje të fer playit financiar, kështu që ata mund të dënohen për tërheqje të marrëveshjeve të ndërsjella, të vendosë gjoba apo t’i përjashtojnë ata edhe nga Liga e Kampionëve.

Bardhezinjtë do të përballën me tri hetime të ndryshme për momentin, një nga prokurori i Torinos i cili ka rekomanduar që 12 njerëz të shkojnë në gjykatë dhe një tjetër për çështje sportive në Itali dhe Europë.

Një deklaratë e lëshuar nga UEFA në mbrëmjen e djeshme konfirmoi se ka nisur një hetim formal për “thyerja të rregullave financiare” që vinë nga provat që i ka mbledhur prokurori publik i Torinos.

Këtu përfshihen bisedat e përgjuara, shkresat që janë mbledhur gjatë bastisjes së zyrave të tyre dhe madje edhe incizimet e përgjuara në një restorant që është frekuentuar shpesh nga drejtorët e klubeve,

Shpërndaje në

U Kopjua