Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas paralajmërimeve se mund të ketë ngritje të tarifave të energjisë elektrike.
Sejdiu tha se privatizimi i KEDS nga 2013 ka sjellë një histori me dy fytyra.
Ai ka ngritur pikëpyetje për transparencën e KEDS.
“Privatizimi i KEDS nga 2013 ka sjellë një histori me dy fytyra.
Konsorciumi blerës (Çalik & Limak) premtoi se do të investonte 300 milionë euro për të modernizuar rrjetin elektrik: premtimi për reduktimin e humbjeve, investime tjera dhe vendosjen e njesorëve inteligjentë.
Por realiteti është më i errët. KEDS ka qenë jashtëzakonisht jo-transparent: pasqyrat e saj financiare të audituara dorëzohen vetëm tek ZRRE-ja dhe nuk publikohen lehtësisht për publikun”, shkroi ai.