Analisti Ilir Deda, referuar mos-konstituimit të Kuvendit, propozon që zgjedhja e Kryetarit/es të Kuvendit të bëhet në garë me shumë kandidatë “ku fitues është kandidati që fiton përkrahje të 61 deputetëve”. Ai thotë se edhe zgjedhja e presidentit duhet bërë nga qytetarët.
Sipas tij, “bllokada e tanshme do të merr epilog një ditë. Por, nëse sistemi politik mbetet i pandryshuar i kemi të garantuara bllokadat në të ardhmen”.
Reagimi i tij i plotë:
Thuhet që çdo krizë/sfidë është mundësi. Në rastin tonë është koha që të bëhet ndryshimi afatgjatë i pjesës së sistemit politk që veprimet politike në Kosovë e ka shndërru në burim krize.
Kishte me qenë mirë të ndryshoheshin:
- Zgjedhja e Presidentit – të bëhet nga qytetarët, e jo më nga Kuvendi.
- Zgjedhja e Kryetarit/es të Kuvendit të hiqet anomalia e monopolit të grupit më të madh parlamentar, dhe të bëhet në garë me shumë kandidatë ku fitues është kandidati që fiton përkrahje të 61 deputetëve.
- Ideale do të ishte edhe ndryshimi i një pjese të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme si për shembull ulja a pragut zgjedhor në 3%, si dhe vendosja e pragut natyral (1%) për kandidatet e pavarur.
Bllokada e tanshme do të merr epilog një ditë. Por, nëse sistemi politik mbetet i pandryshuar i kemi të garantuara bllokadat në të ardhmen.