Live

Deklarata e Sveçlës për tenderët publik, Selmanaj: Qeveria e shpresës u shndërruar në makth për qytetarët

15:24 / 29 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se për abuzimet në të gjitha anët, pushteti del dhe thotë “pa fije turpi se nuk i bëjmë publike”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Selmanaj thotë se hajnitë e tyre nuk ua amniston as Rusia dhe as Serbia, pasi siç thotë ai do të jepen llogari para organeve të drejtësisë dhe qytetarëve të Kosovës.

“Hajnat dhe hajnia” gjithmonë provohen të fshehen prapa temave nacionaliste!

Abuzime në të katër anët, në mbi 2123 tenderave dhe kontratave sekret në vlerë prej 272 milion eurove, e pa fije turpi dalin e na thonë, se nuk i bëjmë publike, sepse nuk duhet t’i dijë Rusia e Serbia.

Prokuroria a bën t’i dijë dhe t’i bashkoheni edhe ju shokut tuaj, Nagip Krasnqit?!”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

“Hajnitë, nuk u’a amniston as Rusia dhe as Serbia, sepse do të jepni llogari para organeve të drejtësisë dhe para qytetarëve të Kosovës.

Qeveria e shpresës u shëndrrua në makth për qytetarët”, shkruan Selmanaj në Facebook.

Kjo deklaratë e deputetit të LDK-së Xhelal Sveçla, në “Kallxo Përnime” tha se tenderët nuk mund të jenë publik, pasi sipas tij i kupton dhe Rusia e Serbia.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...