Live

Del agjenda e mbledhjes së Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë, folës edhe Kurti e Rama

16:53 / 26 Nëntor 2022

Nga admin

Me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, nesër nga ora 10 në Tiranë do të mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në mbledhjen e parë të këtij lloji, seancën do ta nis kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ku pas saj do të flas homologu i saj nga Kosova, Glauk Konjufca.

Deputetëve do t’iu drejtohen edhe dy kryeministrat, ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Fjalime do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare por edhe ministrat e Punëve të Jashtme

Mbledhja mbahet ditë e nesërme me fillim nga ora 09:30, derisa deputetët kosovarë tashmë kanë shkuar në Shqipëri.

Kjo është agjenda për mbledhjen e parë të dy kuvendeve.

Shpërndaje në

U Kopjua