Një 22 vjeçare ka vdekur dje në aksidentin e djeshëm në magjistralen Ferizaj-Hani i Elezit.
Në raportin 24 orësh, thuhet se deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, ashtu që shoferja ka humbur kontrollin mbi veturë, ka dalë jashtë rrugës dhe ka rënë në humnerë.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Magjistrale Ferizaj –Hani Elezit 29.11.2024-07:28. Raportohet se viktima-vozitësja femër kosovare derisa ka qene duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, humb kontrollin mbi veture, del jashtë rruge dhe bie në humnere. Si pasojë e lëndime të marra, viktima ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilës e konstaton ekipi mjekësor”, thuhet në raport.