Live

Deputetja e LVV-së po i bën pushimet në Egjipt, publikon fotografi duke i vënë në pah linjat trupore

09:18 / 05 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka shijuar së fundmi disa ditë pushimi në Egjipt.

Ajo vizitoi shtetin e Lindjes së Mesme bashkë me kolegen e saj, aktoren Arjola Demiri, ku shijuan disa ditë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.

Ato dokumentuan disa pjesë të udhëtimit të tyre me fansat në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi apo video të ndryshme.

Së fundmi, deputetja e njohur ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja nga udhëtimit në Hurghanda.

Ajo dukej shumë atraktive e veshur me një kostum të zi dypjesësh, i cili vinte në pah barkun e saj të tonifikuar.

Imazhet atraktive të deputetes së VV-së nuk munguan edhe nga çastet e shijuara me miqtë në një lokal nate.

Shpërndaje në

U Kopjua