Live

Derbi luhet të dielën

11:54 / 17 Mars 2023

Nga Kosova Live

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 26-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida kryesore apo derbi i kësaj jave do të zhvillohet të dielën mes Trepcës dhe Pejës. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës pritet të dhurojnë spektakël. Mitrovicasit janë vendin e katërt me 15 fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët kanë 18 fitore e shtatë humbje, duke e bërë edhe më interesante këtë sfidë.

Prince Caffe Superliga – Java 26

17:00 Ponte Prizreni – Rahoveci

19:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

E diel

17:00 Trepça – Peja

Bashkimi – Sigal Prishtina (zhvillohet më vonë)

Shpërndaje në

U Kopjua