Live

Donkishotizmi i Albin Kurtit dhe kurthet e Veton Surroit si projekt për rikthimin e Kosovës nën qeverisjen serbe

16:24 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Shkruan: HISEN BERISHA


Donkishotizmi i Albin Kurtit dhe kurthet e Veton Surroit si projekt për rikthimin e Kosovës nën qeverisjen serbe. Tërë bota mediatike shqiptare është e mbushur dy muajt e fundit, me variante të planit franko-gjerman. Por, tekstin e tij të plotë askush ende nuk e ka parë.

Ne nuk kemi parë as lexuar asgjë as nga marrëveshjet antikushtetuese të Kurtit me Vuçiq, si ajo për lëvizje të lirë, për tabelat e kartat e identitetit, as për energjinë, përkundër rezolutës së kuvendit të Kosovës që Kryeministri detyrohet ti raportoj kuvendit para dhe pas takimeve me delegacionin serb dhe ti përmbahet parimeve të vendosura që ruajnë unitaritetin e shtetit.

Pjesëza të planit janë botuar andej këndej nëpër media, madje edhe ato në Serbi dhe nuk ka asgjë ma tmerruese se sa faktit se deputetët kosovarë duhet ta analizojnë këtë çështje kaq madhore, përmes informacioneve të cunguara dhe të manipuluara të dala mediumeve serbe. Tani sa i përket vet planit, më duhet të them se ky plan sipas botëkuptimit tim është shkruar pas dakordimit të fshehtë të Veton Surroit si kryekëshilltar i Kurtit per negociata me Serbinë, me mekanizmat politikbërëse serbe.

Por, meqë z. Surroi nuk obligohet nga kushtetuta dhe rezoluta e Kuvendit, atëherë barra bie mbi Kryeministrin. Asnjë nen i deritashëm, përkundër insistimit të amerikanëve se marrëveshja finale duhet ta ketë pikënisje njohjen e shtetit të Kosovës, nuk ka rezultuar të jetë shkruar kështu dhe nëse mundemi me konstatua një diçka të tillë si të vërtetë, atëherë, kosovarët si popull por edhe si parti politike, duhet të organizohen me veprime konkrete, politika opozitare, ta hedhim poshtë këtë marrëveshjen të tipit “AVNOJ-2 “ e cila do ti shërbente Vuçiqit për ta ridizajnua “Jugosllavinë e tretë” ose siç ata e kanë mani ta quajnë “nova Jugosllavia”.

Pra tani kjo ndërmarrje e tradhtisë Kurti, po shpërfaqet rrezikshëm jo vetëm kundër demokracisë së brishtë kosovare por edhe kundër kërkesave të qarta me zë e figurë të ndërmjetësve amerikan se marrëveshja finale duhet me ndodhë tash, edhe me njohjen reciproke. Pra, për mua si një deputet përfaqësues i shqiptarëve kosovarë, çfarëdo lloj marrëveshje që vjen në Kuvend, e të cilës do ti mungonte në pikën e parë të saj norma që Serbia obligohet menjëherë ta njohë Republikën e Kosovës, të vendosë menjëherë marrëdhëniet diplomatike me të, do të jet tradhti kombëtare.

Si e tillë, do të më mobilizoj të organizojë kombin shqiptarë në refuzimin e saj. Pa këtë pikë, marrëveshjet me Serbinë e zhbëjnë edhe vendimin e GJND- së, shkelin mbi gjakun dhe sakrificat e popullit shqiptar në rrugën e vështir deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, andaj me të gjitha mjetet në dispozicion dhe me çfarëdo çmimi duhet të refuzohen, posaçërisht pas daljes së neneve të statusit të “Zajednicës” përmes të cilit Republika e Kosovës e humbë kuptimin e shtetit dhe regjionalizohet duke i dhënë edhe “zajednicës” edhe kishës ortodokse serbe kompetenca shtetërore me çka regjionalizonë shtetin dhe nisë një proces të rrezikshëm që pas dhjetë vitesh të federalizohet Kosova me Serbinë.

Pra ky është qëllimi final për rikonfigurimin e Jugosllavisë së tretë brenda së cilës do të hynin: Sebia,Vojvodina, Republika serpska, Sanxhaku, Mali i zi dhe Kosova që në fakt ky projekt do të konsistonte përfundimisht në “Serbinë e madhe/Velika Serbija”.

Shpërndaje në

U Kopjua