Live

Dy lagje të Prishtinës mbesin pa ujë, mësohet arsyeja

10:53 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRU) ka njoftuar se dy lagje në kryeqytet do të mbesin pa ujë, për shkak të një defekti.

Lagjet të cilat mbeten pa furnizim me ujë janë “Qyteza Pejton” dhe lagjja”Dardania”.

Ekipet e KRU “Prishtina” janë duke u marrë me problemin.

Njoftim i plotë:

Prishtinë, 1 prill – Për shkak të një defekti në orët e hershme të mëngjesit në rrugën” Luan Haradinaj” në Prishtinë, pa furnizim me ujë mbesin”Qyteza Pejton” dhe lagjja”Dardania”.

Ekipet e mirëmbajtjes janë duke u marë me riparimin e defektit.

Besojmë të sanohet sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të iu rikthehet konsumatorëve të zonave në fjalë.

Faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje në

U Kopjua