Live

E hoqi shaminë pas garës, zhduket sportistja iraniane! 

09:30 / 18 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Në finalen e kampionatit aziatik në Seul, kampionja iraniane në alpinizëm Elnas Rekabi hoqi shaminë e detyrueshme me ligjet e shtetit të saj. Krejt kjo në shenjë proteste kundër regjimit në Iran.

33 vjeçarja është shpallur e zhdukur që nga e diela. Pas veprimit të saj, Rekabi me ekipën e saj u largua me shpejtësi nga hoteli dhe sipas kesaj i’u është hequr pasaporta.

Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 , grave iraniane u kërkohet të mbajnë shami dhe xhaketa të gjata në publik për të fshehur flokët dhe konturet e trupit. Ky ligj vlen edhe për të gjitha sportistët në vendin islam, veçanërisht në garat jashtë vendit.

Rekabi u arrestua nga policia morale muajin e kaluar, sepse shamia i kishte rrëshqitur lehtë dhe i dukeshin disa fije flokësh.

Shpërndaje në

U Kopjua