Live

Efi motrës së Oltës: “Nuk kam nevojë për këshillat e tua, një si puna jote e kisha brenda, u mësova”

19:14 / 05 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Efi ishte e ftuar sot në “Fan Club” një ditë pas eliminimit, për të treguar eksperiencën e saj brenda shtëpisë së famshme. Gjatë emisionit, Efi ka pasur dhe një përballje me Gerta Gixharin, motrën e Olta Gixharit.

Efi: As mua nuk më pëlqeu vetja kur bëra atë lloj reagimi, madje e kam thënë shumë shpesh që kam patur një ndjesi dhe i thoja edhe gocave si ta shpreh këtë që ndjej në mënyrë të edukuar, nuk e di…

Gerta: Thjesht qetësohu brenda vetes dhe… Efi: Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Gerta: Ndërto një paqe brenda vetes që ta përçosh tek njerëzit. Efi: Po, po, duket që s’e kam përçuar.

Gerta: Po nuk e ke përçuar tek të gjithë sepse pate distancë nga të gjithë banorët në shtëpi. Efi: Nga të gjithë ushtarët e Oltës? Gerta: Nuk janë ushtarë, atëherë ti ishe ushtar i Luizit.

Efi: Po, jam, ke shumë të drejtë. Jam mësuar me një si puna jote brenda unë, nuk më duhet një e dytë.

“S’kam nevojë për këshilla, e aq më pak të tuat, se e shoh si e mbron Oltën,” iu përgjigj Efi. Ndërsa e pyetur nga Megi se si e priti faktin që Olta nuk u ngrit as ta takonte.

“Me thënë të drejtën nuk ma ndjeu fare për atë, s’e vura re fare, vetëm kur po mbyllja derën. Po s’ma ndjeu fare, se ajo është femër e ligë,” tha Efi.

Shpërndaje në

U Kopjua