Live

Fatmir Xhelili i PDK-së: Para festave të Nëntorit mos ti harrojmë planet e Serbisë gjatë kësaj kohe

23:40 / 26 Nëntor 2022

Nga admin

Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar nga gjithë shqiptarët që para festive të nëntorit, të mos i harrojnë në asnjë periudhë kohore planet e Serbisë.

Ai ndër të tjera ka shkruar se këto planet e Serbisë po zbatohen në platformën politike.

Ai po ashtu ka bashkangjitur edhe një shkrim të një akademiku serb, Vaso Çubrilloviq.

Ky është postimi i tij:

Para festave të nëntorit i lutem çdo shqiptari, që t’a memorojë dhe mos t’a harrojë asnjëherë, në asnjë periudhë kohore, këtë plan të Serbisë, të cilin e kanë projektuar në platformë politike dhe të cilin e kan zbatuar në vazhdimësi dhe janë duke e zbatuar edhe në këtë periudhë kohore! Vaso Çubrilloviq

(Akademik serb )The Albanian

“Ne Sërbët nuk kemi armiq më të mëdhenjë se shqiptarët, nëse ne duhet të ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre, nëse ne duhet të ndjehemi gjërë në territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre, nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota të i urrejë ata.

Që shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën atyre!

Të arrijmë deri këtu, së pari duhet tu mohojmë origjinën ilire epiriote dardane dhe tu vrasim krenarinë ilire, tu shkatërrojmë vatrat dhe tu ngatërrojmë emrat, t’u njollosim emblemat dhe t’u fshijmë simbolet e lashta ilire! Duhet domosdoshmërisht, t’i bejmë që ata të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohesisht tu rrëmbejmë gjithëçka që kanë të lashtë ILIRE dhe ta përvetësojmë ne!

Duhet t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata të urrejnë dhe mosdurojnë njeri-tjetrin, e perfundimisht të mohojnë vetveten! Të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërisht, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë! Mos harroni se mosqënja e Shqiptarëve është vetegzistenca e kombit Serb.”

Shpërndaje në

U Kopjua