Live

Fernandes vjen me një reagim lidhur me takimin e “ftohtë” me Ronaldon

21:18 / 15 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Bruno Fernandes ka reaguar pas raportimeve për një tensionim të raporteve të tij me Cristiano Ronaldon.

Gjatë ditës së sotme u shpërnda një video nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, në prag të fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Në videon e publikuar nga dhoma e zhveshjes, Ronaldo u pa duke i zgjatur dorën Fernandesit, por mesfushori u tregua i “ftohtë”.

Megjithatë, sipas Joao Marios, e gjithë kjo ishte vetëm një shaka mes dyshes së Manchester Unitedit.

“Isha në dhomat e zhveshjes në atë moment, pashë foto. Ishte një shaka mes tyre sepse Bruno ishte një nga të fundit që mbërriti dhe Cristiano e pyeti nëse kishte ardhur me varkë. Ishte vetëm një shaka mes tyre, ata luajnë së bashku”, tha ai gjatë konferencës për media.

Pas kësaj, një reagim e bëri edhe mesfushori i Manchester Unitedit, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka tensionim të raporteve dhe se ajo çfarë deklaroi Mario ishte e vërtetë.

“Ja ku je duke prishur kopertinat e gazetave”, shkroi Bruno Fernandes në “Instagram”.

Shpërndaje në

U Kopjua