Live

Filmi Horror “Smile”debuton në numrin 1 në arkat botërore

10:16 / 08 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Fansat e horrorit kanë arsye për të buzëqeshur.

Smile, i cili është shkruar nga regjia e Parker Finn dhe protagoniste Sosie Bacon, ka fituar një shumë mbresëlënëse prej 202 milionë dollarësh në arkat botërore që nga hapja e tij më 30 shtator.

“Pasi dëshmoi një incident të çuditshëm, traumatik që përfshin një pacient, Dr. Rose Cotter (Sosie Bacon) fillon të përjetojë dukuri të frikshme që ajo nuk mund t’i shpjegojë”, thuhet në një përmbledhje zyrtare të filmit. “Ndërsa një terror dërrmues fillon të pushtojë jetën e saj, Rose duhet të përballet me të kaluarën e saj shqetësuese në mënyrë që të mbijetojë dhe t’i shpëtojë realitetit të saj të ri tmerrues,” transmeton kosovalive.net.

Finn, i cili bën debutimin e tij regjisorial me “Smile”, bisedoi me Entertainment Weekly në shtator për Paramount Pictures që vendoste interpretues në lojërat e bejsbollit dhe i udhëzoi ata të buzëqeshnin sa më shumë që të mundeshin, për të promovuar filmin gjë që u bë viral.

Fushatë marketingu i filmit "Smile"

“Kjo është diçka që ishte diskutuar pak kohë më parë dhe të gjithë thonim të kryqëzojmë gishtat që dikush të vinte re.” Për vetë filmin, Finn tha për gazetën, “Doja të nisja të bëja diçka që ishte thellësisht e frikshme dhe që ndihej si një sulm i vazhdueshëm paniku nga fillimi në fund.” “Ne po punojmë me tema dhe motive vërtet marramendëse dhe po i bashkojmë ato me këto rrethana të jashtëzakonshme,” tha regjiori

Shpërndaje në

U Kopjua