Live

FSK-ja e gjen trupin e pajetë të 4 vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit

12:30 / 23 Maj 2023

Nga Kosova Live

Njësitë zhytëse të FSK-së kanë nxjerr nga ujërat trupin e pajetë të 4 vjeçarit i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.

Kështu ka bërë të ditur një burim i Gazetës Insajderi nga atje.

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit.

Edhe pas kërkimeve deri në orët e mbrëmjes  ai nuk ishte gjetur. Ndërsa sot FSK ka filluar kërkimet ku edhe kanë gjetur trupin e pajetë të 4 vjeçarit.

Shpërndaje në

U Kopjua