Live

Fytyra e nacionalistit serb, Marko Nikoliq, pas rrahjes nga boksieri shqiptar

10:53 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj mbrëmë e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikoliq, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Jakaj e dominoi këtë meç që nga fillimi deri në fund, madje duke e gjunjëzuar serbin Nikoliq, në raundin e dytë.

Boksieri nga Serbia përmes rrjeteve sociale ka publikuar një foto ku shihet syri i tij i mbyllur prej goditjeve që mori nga boksieri shqiptar.

Kjo është fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.

May be an image of 1 person

Shpërndaje në

U Kopjua