Live

Gara për Inteligjencën Artificiale: Google prezanton Bard, rivalin e ChatGPT

22:40 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Google do të hapë qasje në mjetin e ri të chatbot Bard, konkurrent i drejtpërdrejtë me ChatGPT.

Është bërë e ditur se përdoruesit nga e marta do të mund t’i bashkohen një liste pritjeje për të pasur akses te Bard, i cili premton se do t’i ndihmojë ata të shkruajnë draftet e eseve, të planifikojnë ‘babyshower’ apo edhe të marrin ide se çfarë mund të përgatisin për drekë, bazuar në gjërat që janë në frigorifer.

Një përfaqësues i kompanisë Google, ka thënë për CNN se aksesi në Bard do të jetë një përvojë e veçantë, plotësuese e Google Search dhe përdoruesit gjithashtu do të mund të vizitojnë Search për të kontrolluar përgjigjet apo burimet.

Përmes një postimi në blog, Google ka njoftuar edhe planet për shtimin e modeleve të mëdha gjuhësore.

Teknologji / Ana e errët e “Bing Chatbot” të Microsoft, u dërgon përdoruesve mesazhe ofenduese
Fillimisht kompania ka njoftuar se Bard do të funksionojë në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa planet janë për zgjerim edhe në vende e gjuhë të tjera.

Lajmi nga Google vjen ndërsa Microsoft, Facebook dhe kompani të tjera të teknologjisë janë duke garuar për të zhvilluar dhe vendosur mjete të fuqizuara nga inteligjenca artificiale në vazhdën e suksesit viral të fundit të ChatGPT.

Javën e kaluar, Google gjithashtu ka njoftuar se do të sjellë inteligjencën artificiale edhe në Gmail, Sheets dhe Docs, e menjëherë pas këtij njoftimi edhe Microsoft bëri të ditur për një përmirësim të ngjashëm në produktet e veta.

inteligjenca artificiale / Inteligjenca Artificiale: Krijuesit e GPT-së lansojnë një version edhe më të fuqishëm
Ashtu si ChatGPT i OpenAI, Bard është ndërtuar mbi një model të madh gjuhësor, të trajnuar për një sasi të madhe të dhënash në internet për të gjeneruar përgjigje bindëse ndaj kërkesave të përdoruesve.

Kujtojmë edhe se javën e kaluar, OpenAI prezantoi ​​GPT-4, versionin e gjeneratës së ardhshme të teknologjisë që fuqizon ChatGPT.

Shpërndaje në

U Kopjua