Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku në orët e vona të së hënës, u gjet i masakruar dhe i pajetë në banesën e tij një i moshuar.
Viktima është një 82 vjeçar, i cili sipas të dhënave paraprake ka shenja plagësh thike në fytyrë.
Paraprakisht deklarohet se ka i moshuari jetonte i vetëm, pasi të afërmit e tij ndodheshin jashtë vendit, në Itali, raportojnë mediat në Shqipëri.
Ka qenë familja e viktimës që ka ngritur alarmin, pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.