Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Katër seanca pritet të mbahen nga e hëna, në të enjten.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020.
Numri i dëshmitarëve të prokurorisë në atë që njihet si gjykimi i madh ka mbërritur njëqindëshin.
Një pjesë e madhe e këtij procesi gjyqësor ka kaluar në seanca të mbyllura për publikun dhe me dëshmitarë të mbrojtur.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi në prill të vitit 2023.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen nga ZPS-ja për vrasje, torturë e trajtim mizor në periudhën mes viteve 1998–1999. Në procesin gjyqësor që ka nisur më 3 prill 2023, ish-drejtuesit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.