Live

Grenell reagon pas situatës në veri të Kosovës: Kaluam nga paqja me Trumpin në kaos me Bidenin

08:30 / 29 Maj 2023

Nga Kosova Live

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka shkruar në Twitter pas situatës së krijuar në katër komunat në veri të Kosovës.

Grenell ka thënë se situata është kthyer “nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Donald Trumpit në kaos dhe okupim nën drejtimin e Joe Bidenit”.

“Trupat e NATO-s kanë marrë objektet në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne shkuam nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Trumpit, te kaosi dhe okupimi me trupa nën drejtimin e Bidenit”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua