Live

GREVA PO-MARRËVESHJE JO!

16:10 / 07 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Drejtuesit e sindikatave kanë vijuar edhe sot grevën duke mos lëshuar pe në kërkesat ndaj Qevevrisë.

Greva po respektohet plotësisht thuajse në nivel shteti ndërsa grevistët mësimdhënës, së paku deri me tash kanë treguar se janë unik e të pathyeshëm kundrejt presioneve te ndryshme, përfshirë edhe ato që vijnë nga Qeveria e kryeministrit Kurti.

Edhe sot, nuk pati asnjë ftesë nga kryeministri për t’i takuar sindikalistët derisa dialogu midis palëve nuk shihet në sipërfaqe. Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar se greva mund të vazhdojë me javë e ndoshta edhe me muaj.

Kritikët nga opozita e shoqëria civile u kanë kërkuar palëve, sidomos Qeverisë që të nis dialogun me sindikatat në mënyrë që të debllokohet kjo situatë mjaft e rëndë./Kosova.Live/

Shpërndaje në

U Kopjua