Live

Guardiola “selam” kundërshtarëve: Njëherë e ka radhën Man United pastaj Interi

12:44 / 28 Maj 2023

Nga Kosova Live

Manchester City, javën e kaluar është kurorëzuar me titullin e Premirligëm për herë të tretë radhazi.

Qytetarët arritën të siguronin titullin, duke lënë prapa skuadrën e Arsenalit.

Pas Premierligës, City tani do të synoj fitimin e tripletës pasi është në finale të FA Cup, ku do të përballet me Manchester Unitedin dhe në finale të Champions League, ku për kundërshtar e ka skuadrën italiane të Intreit.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur rreth këtyre dy ndeshjeve të rëndësishme, duke thënë se skuadra e tij momentalisht ka nevojë pak çlodhje dhe të përgatiten për dy finalet e radhës.

Ai ka bërë të ditur se tani i ka planet dhe formulën se si ta mposht Manchester Unitedin dhe Interin.

“Nga eksperienca që unë kam, mënyra më e mirë për të përgatitur një finale është të çlodhesh sa më shumë të jetë e mundur. Edhe fizioterapistët me kuzhinierët tanë kanë nevojë për pushim, ka qenë një periudhë shumë stresuese. Ju kam thënë të gjithëve të kalojnë sa më shumë kohë me familjen, të luajnë golf dhe të bëjnë çfarë të duan.

Duhet pak stërvitje dhe pastaj në fushë të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë rrugëtimit. Unë do të qëndroj me familjen time, do të shkoj në restorante të mira, edhe pse nuk do ta harroj futbollin. Tani është koha për t’u relaksuar në aspektin psikologjik dhe në këtë formë, do të jemi në formë për të praktikuar futbollin më të mirë të mundshëm.

I kam unë planet për Manchester United dhe Inter, duhen parë edhe kushtet e secilit futbollist. E kam ndjekur United dhe më ka impresionuar. Fillimisht do të mendojmë për ndeshjen kundër tyre dhe më pas për Inter. Kam studiuar edhe zikaltërit, por United është i pari në radhë.

“Tripleta” e titujve? Lojtarët e dinë shumë mirë në çfarë pozicioni jemi dhe një mundësi të tillë nuk mund ta kemi çdo sezon”, ka thënë Guardiola.

Shpërndaje në

U Kopjua