Live

Haliti: Padituria dhe gabimet politike po i kushtojnë qytetarëve, Kosova s’mund t’i dërgojë faturë Perëndimit

09:45 / 27 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka quajtur si të mirëpritur deklaratën e bujshme të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se nëse do të bëhesh pjesë e një klubi, nuk duhet të urinosh para derës së tij.

Haliti ka thënë se Kosova nuk mund t’i dërgojë ndonjë faturë Perëndimit, por ata Kosovës po.

Të bësh deklarata si mysafir në shtëpinë e të zotit të shtëpisë, i cili ta ka dhënë dorën kur s’ke pas fuqi të ecësh, të ka mbajtur “caca” e të ka shëruar plagët e luftës, i cili po të trajton si mik, është padituri dhe politikisht gabim që ka kostot e veta të cilat i kushtojnë e po i kushtojnë qytetareve të Kosovës. Ne s’mund ti dërgojmë ndonjë faturë Perëndimit, por ata neve po”, tha Haliti për FrontOnline.

Tutje, Haliti ka përdorur një togfjalësh interesant për të përshkruar pushtetin, duke e quajtur “kopsht politik”.

“E kuptojnë të gjithë që Kosova është në proces zgjedhor, e beteja për vota është e hapur për të gjitha palët, edhe pse ligjërisht fushata akoma s është shpallur, megjithatë fushata duhet të ketë konturat e veta, duke mos i tejkaluar ato, përmes të cilave ruajmë raportet me Perëndimin. Prandaj Kopshti Politik i Kosovës duhet të respektoj e zbatoj sugjerimet prindore të Baballarëve të demokracive Perëndimore”, potencoi Haliti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...