Live

Haradinaj për mos ekzekutimin e pagave për grevistët: Vërtetë është poshtërsi, s’ke si e quan ndryshe

21:00 / 03 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë mungesa e procesit mësimor për një muaj ka pasoja të mëdha.

Haradinaj në Politiko, ka thënë se të gjithë jemi humbës, për shkak të një kryeministri, i cili sipas tij, para interesit të qytetarëve, e vendosë demagogjinë e vet, dhe politikat jonjerëzore.

“Të gjithë mësimdhënësit së pari janë njerëz, e pastaj janë familjar, kryefamiljar, fëmijët e Kosovës janë njerëz, prindërit e tyre janë njerëz. Një qasje e tillë e pashpirte e kryeministrit pa asnjë ndjenjë, pa asnjë ndjenjë asnjë kujdes, vërtetë është poshtërsi, s’ke si e çuan ndryshe, e paparë ndonjëherë e udhëheqësit të një vendi”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua