Live

Haradinaj për qëndrimin e Limajt pro VV-së: Më ka zhgënjy shumë, na ka humb si partner

22:00 / 13 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur për qëndrimet e kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj pro formimit të qeverisë me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Haradinaj teksa shtoi faktin se kanë qenë në një listë zgjedhore me NISMA-n gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, tha se veprimi i Limajt nuk është korrekt.

Ai shtoi se është ndjerë i zhgënjyer për shkak edhe të raportit ‘friendlier’ (shq; shoqëror) që ka pasur me Limajn.

”Me kemi bashkëpunu shumë mirë, i kemi pas mbi 50 tubime. Kemi pas një qëndrim kritik për qeverisjen e kryeministrit Kurti. Formën qysh e ka ndrru qasjen nuk është korrekte. Vec i uroj suksese, shpresoj se nuk bën shumë lëvisje si këto deri tash.

Nuk mundesh me humb partner me aq lehtësi. Na ka humbur si partner. Situatën nuk e ka mendu kjartë. Unë personalisht e kam përjetu shumë rëndë, nuk më ka ardh mirë. Mua më ka zhgënjy shumë”, tha Haradinaj në Rubikon.

Shpërndaje në

U Kopjua