Live

Haradinaj Selimit: “Mos hyn fell’ bre Rexhë! T’kam pasë mik t mirë”

09:40 / 21 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi ,për  opinion e gjërë si dy ikonat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)-së.

Në intervistën e dhënë ,mbrëmë Rexhep Selimi në televizionin T7,foli rreth themeleve të UÇK-së, raporteve që kishin zonat ushtarake ,pastaj raportet mes komandantëve .

Rexhep Selimi ka rrëfyer duke mos qenë i kursyer në emra dhe data konkrete.

Një gjë e tillë duket të mos i ketë pëlqyer mikut të tij të luftës Daut Haradinaj.

Ky i fundit tashmë deputet i Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK)-së,ka reaguar ne FaceBook-un e tij ,duke e quajtur mik të mirë të së  kaluarës.

“Mos hyn fell’ bre Rexhë! T’kam pasë mik të mirë”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua