Live

Haxhi Krasniqi rikthehet sonte në ring, përballet me Nikarkhoevin

13:53 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Boksieri Robin Krasniqi do të rikthehet sot në ring për ta zhvilluar luftën e radhës të karrierës së tij.

Ai do të ballafaqohet me boksierin Timur Nikarkhoevin dhe kjo luftë do të zhvillohet në arenën madhështore “AUDI DOME” në Mynih të Gjermanisë.

Para luftës, Krasniqi është shprehur shumë optimisë për fitore pasi ka pasur kohën e mjaftueshme për t’u stërvitur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Dhe së fundi ka boksuar me 9 tetor 2021, ku ka humbur nga Dominick Bozell.

Kjo luftë pritet të fillojë rreth orës 21:00.

Shpërndaje në

U Kopjua