Live

Haziri: Krenar me pjesëmarrjen madhështore të grave në Forumin e Gruas në Gjilan

22:13 / 26 Nëntor 2022

Nga admin

Struktura e grave në Gjilan, e thirrur nga nënkryetarja e forumit të gruas së LDK-së, Valentina Bunjaku, ka vazhdura të ketë rritje të gravenë këtë parti, ani se ka humbur në zgjedhjet e fundit komunale.

Nënkryetari i partisë së LDK’së dhe ish kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një statusi në Facebook, ka shprehur krenari për pjesëmmarjen madhështore të grave në këtë Forum, shkruan Kosovalive.net.

Ndër të tjera ia ka shkruar se me pjesëmarrjen e Jehona Lushakut, Lirije Kajtazit, Jeta Rafunës dhe nën organizimin e Valentina Bunjaku – Rexhepit, roli i gruas në LDK-në e Gjilanit po fuqizohet edhe më shumë. Duke debatuar e duke u angazhuar, ne arrijmë ta përmirësojmë rolin tonë edhe në arsim, shëndetësi, ekonomisë lokale, e ekonomisë së zhvillimit të vendit, e në veçanti të përfaqësimit më të mirë gjinor. LDK është e madhe

Ky është postimi i tij i plotë:

Krenar me këtë pjesëmarrje kaq madhështore të grave të Forumit të Gruas të Gjilanit në debatin “LDK ju dëgjon”. Me pjesëmarrjen e Jehona Lushakut, Lirije Kajtazit, Jeta Rafunës dhe nën organizimin e Valentina Bunjaku – Rexhepit, roli i gruas në LDK-në e Gjilanit po fuqizohet edhe më shumë. Duke debatuar e duke u angazhuar, ne arrijmë ta përmirësojmë rolin tonë edhe në arsim, shëndetësi, ekonomisë lokale, e ekonomisë së zhvillimit të vendit, e në veçanti të përfaqësimit më të mirë gjinor. LDK është e madhe!

 

Shpërndaje në

U Kopjua