Live

Hill: Çështja e Kosovës është e vështirë, dialogu mënyra më e mirë dhe e vetme

14:12 / 11 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka shtuar se çështja e Kosovës është shumë e vështirë, dhe se qëndrimi i Washingtonit është se dialogu që është vendosur është mënyra më e mirë dhe e vetme për zgjidhjen e çështjes, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

“Përmes dialogut komunitetit serb duhet t’i jepet një perspektivë se cila do të jetë e ardhmja e tyre”, tha Hill në një emision televiziv ku ishte i ftuar me rastin e përvjetorit të sulmeve terroriste në SHBA dhe fushatës së dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Serbisë.

Ambasadori amerikan në Beograd tha se SHBA-ja janë të përkushtuara për vazhdimin e suksesit të Serbisë, e cila, siç tha ai, është një vend ku mund të mbështetet.

Ai mendon se serbët duhet të jenë optimist për anëtarësimin në BE dhe bashkëpunimin me BE-në, me vlerësimin se “perspektiva evropiane për Serbinë po forcohet çdo ditë e më shumë”.

“Është e rëndësishme që SHBA-të të mbështesin BE-në në procesin e zgjerimit dhe të mbështesin Serbinë për t’u anëtarësuar”, shtoi ai.

Sipas tij, pas sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2001, bota u mblodh në luftën kundër terrorizmit.

Ai shtoi se fushata për zgjedhjet presidenciale, e cila po zhvillohet në SHBA, nuk do të ndikojë në kujtesën dhe respektin që do të tregohet për viktimat e sulmit.

Duke folur për rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar, Hill shprehu besimin se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë kudo që të ndodhë.

“Përvjetori është një kujtesë se ne luftojmë kundër terrorizmit dhe se dimë t’u përgjigjemi sulmeve të tilla, si dhe fatkeqësive natyrore në botë”, tha Hill mes tjerash.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...