Live

Imeri: Qeveria Kurti kryeneqe në objektiva, 6 kushtet e asociacionit me vend

17:48 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ligjeruesi i UP-së ”Hasan Prishtina”, Dorajet Imeri në një intervistë për Kosovalive.net ka analizuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Imeri ka analizuar se Qeveria Kurti është treguar kryeneqe në objektivat e saj.

“Raportin që ka Kosova me shtetet e tjera kjo Qeveri që është tani është treguar më kryeneqe në objektivat strategjike që dëshiron t’i arrij. Kjo kohë pas kohe  është parë me një sy skeptik në atë se çfarë synime strategjike ka Kosova dhe cilat në fakt janë synimet reale të qeverisë së Kosovës. Por kjo nuk ka nënkuptuar që Kosova ka zbehur ose ka prishur raportet, po flasim për një proces negociues ku shkalla e qëndrueshmërisë së një pale por edhe aftësia e argumentimit politik janë me më rendësi sepse në këtë mënyrë has edhe në një përkrahje do të thoja nga ata që janë lehtësues të bisedimeve. SHBA sigurisht me rolin që kanë luajtur dhe që do luajnë edhe në të ardhmen janë tepër të rëndësishme. Unë konsideroj që qëndrimet që ka mbajtur SHBA për çështjen e Kosovës përveq që janë konstruktive janë edhe të qarta, si në objektiva dhe parashikueshmeri”, vlerësoi Imeri.

A do të kalojnë 6 kushtet e Kurtit për asociacionin?

“Sa i përket 6 pikave të përcaktuara nga Kryeminstri Kurti konsideroj që kjo situatë duhet të lexohet në dy rrafshe. Rrafshi i parë është se Kryeministri Kurti ka njëfarë hapjeje ndaj cështjes së Asociacionit dhe strategjikisht dëshiron ta përdor atë në këmbim të njohjes, kjo do të ishte arritja më e madhe e Kosovës. Ndryshe kjo është edhe e drejt sepse Serbia e ka përdor negociatat me Kosovën jo për ta normalizuar situatën siç ka qenë ideja fillestare por për të treguar se Kosova është një rast i papërfënduar. Unë konsideroj se këto kushte janë plotësisht me vend”, tha Dorajet Imeri./Kosovalive.net/

Video e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua