Live

Interi synon ta ruajë avantazhin, City favorit

10:15 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me dy ndeshje të kthimit të së tetës së finales.

Interi ka udhëtuar drejt Portugalisë për ta ruajtur kapitalin e krijuar në duelin e parë në Itali me Porton.


Zikaltrit kishin fituar me rezultat minimal, 1:0 dhe sonte do ta kërkojnë kualifikimin në çerekfinale.

Nga ana tjetër, portugezët, të mbështetur nga tifozët e tyre të flaktë, e kanë mision përmbysjen e rezultatit.

Ata do ta nisin ofanzivën që nga fillimi, në tentim të golit, i cili do të nivelizonte gjithçka, për ta kërkuar më pas biletën që çon në mesin e tetë më të mirëve të futbollit evropian.

Sonte ndërkohë do të luhet edhe ndeshja tjetër mes Manchester Cityt dhe Leipzigut.

Dueli i parë mes tyre në Gjermani kishte përfunduar baras, 1:1.

E në “Etihad Stadium” do të përcaktohet skuadra që do të shkojë tutje.

Kampioni aktual anglez është favorit për ta prekur çerekfinalen, por që gjermanëve nuk iu dihet kurrë.

Të dy këto ndeshje do të fillojnë në orën 21:00.

Shpërndaje në

U Kopjua