Live

Japonia shkakton befasin, kualifikohet tutje bashkë me Spanjën, Gjermania me Kosta Rikën në shtëpi

22:05 / 01 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Japonisë ka arritur të shkaktoj befasin më të madhe në këtë Kampionat Botëror.

Ata janë kualifikur si lider i grupit E, shkruan kosovalive.net

Japonezët e mposhtën Spanjën me rezultat 2:1 sonte dhe siguruan kualifikimin si lider. Kombëtarja e Japonisë do të luaj kundër Kroacisë në fazën tjetër.

Spanja përkundër humbjes kualifikohet tutje por nga vendi i dytë. Spanjollët do të luajnë kundër Marokos.

Gjermania e mposhti Kosta Rikën, por kjo fitore s’ka vlerë pasi asnjëra skuadër nuk e siguron kualifikimin./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua