Live

Jasharaj: Muaji i grevës, më i vështiri i jetës sime, në shtëpi janë frikësuar se mos po më sulmojnë simpatizantët e partisë në pushtet

21:02 / 16 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Në një intervistë ekskluzive për kosovalive.net, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për periudhën e grevës dhe çka pritet të ndodh në muajin janar. Ai në intervistën e dhënë për kosova.live tha se muaji i grevës është një nga periudhat më të vështira të jetës së tij.

“Muaji i grevës, njëri nga muajt më të vështirë të jetës sime, njëri nga muajt më të vështirë të Sindikatës sonë” , u shprehë Rrahman Jasharaj duke përfshirë edhe periudhën e viteve të 90-ta.

Tutje, Jasharaj tregoi situatën në familjen e tij gjatë kohës së grevës.

“Sa herë jam kthyer në shtëpi, në mënyrë vullnetare shokët më kanë përcjellur me vetura që të mos sulmohen nga individ që janë simpatizantë të partisë në pushtet. Sa herë jam kthyer në shtëpi, e kam parë një atmosferë të tensionuar, jo pse unë jam kryetar por se mos po më ndodh ndonjë sulm”, u shprehë ai.

Kryetari i SBASHK-ut tha se deklarata sulmuese e këshilltarit të kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha ishte një nga goditjet më të rënda që e ka marr.

“Në momentin kur doli në publik deklarata e tmerrshme e Elvis Hoxhës, unë pata një lloj si sulm emocional se fillova të qaj pa vetëdije dhe më kishte humbur pastaj vetëdija sepse ishte goditja më e madhe që më ka ndodhur në jetë, një ofendim nga më të rëndit”, tha ai.

Ai u shprehë se grevistët nuk janë dorëzuar para qeverisë, duke treguar arsyen e ndaljes së grevës.

“Jo përbesë nuk jemi dorëzuar por atë që e kemi bërë, e kemi bërë pasi greva u zgjatë shumë”, tha Jasharaj duke shtuar se në takimin e vetëm që e kishin me kryeministrin ishte parë se ai nuk luan asnjë centimetër dhe se ishte i barikaduar”, tha Jasharaj. /kosovalive.net/

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua