Live

Joe Biden rrëzohet papritmas gjatë një ceremonie

09:29 / 02 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Presidenti amerika, Joe Biden u rrëzua të enjten pasi përgëzoi kadetët e diplomuar në Akademinë e Forcave Ajrore në Kolorado.

Biden në një moment u rrëzua, por u ngrit shpejt, transmeton kosovalive.net.

Presidenti 80 vjeçar, ra teksa mbaroi shtrëngimin e dorës me të diplomuarit dhe dhënien e diplomave pas fjalimit të tij të fillimit.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se presidenti ishte “plotësisht mirë” ndërsa hipi në Air Force One për udhëtimin e tij të kthimit në Uashington.

Por Biden pati një tjetër aksident pak pas orës 19:00, njofton New York Post, ndërsa ai “përplasi kokën në kornizën e derës” të helikopterit të tij  pas mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë.

Biden ditë më parë ka bërë të ditur se do të kandidojë edhe për një mandat në Shtëpinë e Bardhë.

Shpërndaje në

U Kopjua