Live

Kamenicë: Katër familjarë rrahen mes vete për prona

08:43 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Katër persona, familjarë në mes vete, janë arrestuar në Kamenicë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete për çështje pronësore.

Gjatë përleshjes, janë përdorur mjete të forta për ta goditur njëri-tjetrin.

Si pasojë e kësaj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas trajtimit, katër burrat janë dërguar në mbajtje, njofton policia.

Shpërndaje në

U Kopjua