Live

“Kampionati është i parregullt”: Mourinho ‘shpërthen’ i mllefosur pas dënimit të Juventusit

09:31 / 23 Maj 2023

Nga Kosova Live

Edhe pse me shumë gjasë Roma fitoi një vend në Evropë pasi Juventusi u dënua me heqje të pikëve, trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk është ndarë aspak i lumtur.

Mourinho theksoi se liga është kthyer në një cirk për shkak se Juventusi është ndëshkuar për herë të dytë këtë sezon dhe pamja e tabelës ka ndryshuar në mënyrë drastike edhe tre herë në mesin e sezonit.

Fillimisht Zonjës së Vjetër iu zbritën nëntë pikë, kështu që vendimi u rrëzua dhe tani klubi torinez mori një dënim me dhjetë pikë për paraqitjen joreale të tarifave të transfertave, gjë që rriti “fitimet kapitale” të tyre, që në fund u tregua se kishte asete më të larta të klubit sesa zotërojnë në të vërtetë.

“Kjo është një shaka, kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe kjo e bën kampionatin të parregullt. Nëse do të më kishin thënë para ndeshjes me Monzën se do t’i hiqnin 10 pikë Juventusit, qasja jonë do të ishte ndryshe. Më vjen keq për Max Allegrin dhe lojtarët e Juventusit sepse profesionistë si unë dhe ata po paguajnë për gabimet e shtrenjta të drejtorëve dhe ndoshta klubit”, tha fillimisht Mourinho.

Ai shtoi më pas se nuk dëshiron të arrijë padrejtësisht garat evropiane, duke treguar edhe njëherë se është sportist i madh.

Shpërndaje në

U Kopjua