Live

Kanye West deklaron se nuk do të flas me askënd për një muaj

14:14 / 04 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Kanye West ka dëgjuar dhe folur aq shumë kohët e fundit sa vendosi të bëjë një “detox” për 30 ditë!

West, i cili falë Elon Musk i është rikthyer Twitter-it njoftoi se ka vendosur “të mos i flasë askujt për 1 muaj”. 

kanye west

Kanye West do të ndërpresë alkoolin, seksin dhe të folurit për 30 ditët e ardhshme, siç ka bërë të ditur vetë reperi 45-vjeçar në Twitter.

Siç shpjegon muzikanti kontrovers në postimin e tij, “periudha e tij e pastrimit” do të zgjasë një muaj të tërë dhe do të përfshijë “agjërimin verbal”, por edhe abstenimin nga pirja e alkoolit, shikimi i pornografisë dhe çdo aktivitet seksual.

Reperi ka qenë i shinjestruar dhe “ndëshkuar” nga disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të mirë që pas deklaratave të bëra në lidhje me hebrenjtë. West humbi gjithashtu statusin e milionerit, por sidoqoftë për aktualisht është në biseda e sipër për blerjen e një platforme alternative “Parler” të cilën e quan si një platformë të paanshme ku “zërat e shquar amerikanë” do të të mund të flasin drejt.

Ndërkohë për 30 ditë, Kanye s’i flet askujt. Fiksojeni mirë, askujt!

Shpërndaje në

U Kopjua