Live

Kapet i kërkuari nga Interpoli në rrugën Gjilan- Kamenicë, u ndal për tejkalim të shpejtësisë

22:56 / 26 Nëntor 2022

Nga admin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar kosovarin A.A pasi i njëjti ishte duke u kërkuar nga Interpoli.

A.A u ndal për tejkalim të shpejtësisë në rrugëm Gjilan-Kamenicë, rreth orës 20:50 minuta, por i njëjti është verifikuar nga ana e zyrtarëve policorë ka rezultuar se është i kërkuar nga Interpoli për shkak të veprës penale ,,Vjedhje e rëndë” e kryer jashtë shtetit të Kosovës.

“I njëjti është arrestuar nga ana e zyrtarëve policor dhe është sjellë në Stacionin Policor Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua