Live

KEK-u: Ngritet siguria e operimeve në njësitë prodhuese

13:16 / 08 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se duke u bazuar në bilancin vjetor elektro-energjetik (BVEE), dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor 8 ditorë nga sot deri më 15 nëntor 2022.

Gjatë kësaj periudhe po sipas BVEE-së, KEK-u do të operojë me njësitë A3=125 MW/h, A4=125MW/h dhe B1=250MW/h.

Gjithashtu nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MW/h energji termike, varësisht nga kërkesa e kësaj ndërmarrjeje.

Shpërndaje në

U Kopjua