Live

Kjo do të jetë paga e Martin Berishajt me koeficientin e ri të Ligjit për Paga

11:10 / 01 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.

Bazuar në këto vlera, koeficienti për pozitën e Ambasadorit do të jetë 10.8. Kur kjo e fundit shumëzohet me 105 euro, del se paga e tij do të jetë 1 mijë e 134 euro./Insajder/

Shpërndaje në

U Kopjua