Live

Kjo është tifozja kosovare e cila bëri shqiponjën në ndeshjen Zvicër – Serbi, ja çfarë tha pas ndeshjes

12:06 / 03 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Zvicëra të premten mbrëma ka mposhtur Serbinë me rezultat 3-2, duke e eliminuar nga Kupa e Botës dhe duke u kualifikuar vet për në 1/8 e finales.

Gjatë ndeshjes një tifoze kishte bërë simbolin e shqiponjës me duar para tifozëve serb.

Tifozja e cila bëri shqiponjën është Anila Mahalla e cila vjen nga qyteti i Ferizajit dhe ndjek studimet në Katar.

Mahalla është parë duke u shoqëruar nga sigurimi i ndeshjes duke bërë shqiponjën, dhe për këtë ajo tha se ishte ulur pranë tribunës së serbëve dhe ata menjëherë njoftuan rojet e sigurisë. Ajo u shpreh se pas veprimit ajo u detyrua të ndryshonte tribunë.

Shpërndaje në

U Kopjua